Pas rënies së ndjekësve në rrjetet sociale, menaxherja e Eglit ka reaguar me një mesazh në llogarinë e saj personale të Instagram-it, duke theksuar se mbështetja e vërtetë nuk matet me shifra.
Ajo sqaruon se vendimi i saj për të vazhduar rrugëtimin nuk ishte për vëmendje apo për ndjekësit, por për veten e saj.
“A do ta ketë të vështirë? Patjetër. A do t’ia dalë? Patjetër,” shkruhet në reagim, ndërsa shpreh besimin dhe mbështetjen e palëkundur për të.

Sa i përket komenteve negative që Egli ka marrë në rrjet me rikthimin e saj nga pikërisht ata komentues që shkruanin një javë më parë se Egli patjetër duhet të rikthehej, ka pasur edhe një tjetërreagim nga llogaria zyrtare e Eglit.
