Nëse jeni fokusuar te sytë e vogëlushes, besojmë se e keni gjetur se cila është tashmë. Nëse jo, po e mbajmë dhe pak misterin!!
Vajza në foto, sot mbush plot 23vjeç dhe është një personazh i dashur tashmë për publikun. Ajo është këngëtare, por shpesh herë e shohim edhe si modele, kjo prej fizikut dhe pamjes së saj.
Ka qenë banore e shtëpisë së BBV, ku u spikat për natyrën e saj të ëmbël e pozitive, situatën romantike të krijuar me një nga banorët e tjerë, dhe marrëdhënien e veçantë me të atin, që i gjithë publiku tashmë e quan babi Sabi!
Tashmë jemi të sigurt që e keni kuptuar që bëhet fjalë për Keisi Medinin, e cila sot feston ditëlindjen e saj të 23-të dhe i urojmë edhe shumë vite të lumtura!❤️