Të jesh rritur jashtë, të jesh punëtore, por të dish ta ruash kulturën dhe mentalitetin e vendit të origjinës. Këto janë “kriteret” që po t’i plotësoni, mund të jeni kandidate për të qenë në krah të Robert Berishës. Ah, mund të ishit, se tashmë ai nuk është më i lirë.
E dashura e tij, Ana, e rritur në Amerikë, i ka hapur punë kantautorit, sepse tashmë i duhet të udhëtojë më shpesh përtej oqeanit. Por është i lumtur për këtë pjesë, sepse gjithmonë jetën e ka bërë mes Kosovës dhe Amerikës.
Këtë herë, i ftuar në “Era verë”, Roberti ka zbuluar më shumë për partneren e tij, madje ai tregon se nuk ndihet fare xheloz për bukurinë e saj, përkundrazi, çdo lloj komenti e merr si kompliment.
“Nuk jam xheloz, është shumë vajzë e mirë, me një mentalitet shqiptar dhe amerikan” – tregon ai për Anën.
I pyetur se çfarë i ka pëlqyer më shumë tek Ana, kantautori i njohur tregon se që nga momenti i parë që e ka njohur, i ka bërë përshtypje fakti se ajo nuk ka qenë fare e përfshirë në showbiz, madje nuk ndiqte as këngëtarë nga Kosova e Shqipëria dhe as nuk i interesonin.
“Kur e kam njohur, as follow, asnjë këngëtar, as prej Kosovës, as prej Shqipërisë. Nuk është fare në këtë botën e showbiz-it, hiç fare”, – thotë Roberti duke shtuar se cilat janë kriteret e vajzave që atij i pëlqejnë më shumë – kritere, të cilat, ai i paska gjetur të mishëruara tek Ana.
“Më pëlqejnë femrat që janë punëtore, të shkolluara dhe të rritura jashtë, por që e mbajnë akoma kulturën e vendit të vet dhe mentalitetin – femrën e thjeshtë. Këto më pëlqejnë tek ajo”.