Projekti më i ri i Kiara Titos pas përfundimit të “Big Brother VIP” është moderimi i “Kepi i VIP-ave”, i cili u xhirua në Bodrum, bashkë me një pjesë tjetër të ish-banorëve të BBVIP.
Teksa yjet e programit herë pas here na kanë treguar detaje nga xhirimet, kësaj here Kiara ka zbuluar look-un për natën e parë të këtij rrugëtimi.
E veshur me një fustan Chanel dhe flokët e kapura topuz, ajo ka marrë pëlqimin e të gjithëve.
Por a e gjeni dot sa ka kushtuar fustani??
Mos u habisni por çmimi zyrtar i fustanit që Kiara ka veshur, kap shifrën e 8,500 dollarëve.
Gjithsesi,duhet t’a pranojmë që shtrenjtë ose jo,Kiara Tito duket një yll në Chanel !!