Projektet muzikore për Luiz Ejllin pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” s’kanë fund.
Këngëtari, të cilit iu ndryshua jeta përgjithmonë në BBV, është tashmë i impenjuar me koncerte dhe jo vetëm, pasi po gjen gjithashtu kohën të punojë në studio.
Mes bashkëpunimeve që ka paralajmëruar, Luizi do të sjellë gjithashtu një tjetër këngë dedikuar dashurisë së tij, Kiara Titos, një pjesë e së cilës u bë publike në emisionin “Fiks Fare”, ku Luizi ishte i ftuar.
Por, e gjeni dot si do të titullohet kënga? Sigurisht, një këngë kushtuar partneres nuk mund të kishte titull tjetër veç emrit të saj – “KIARA” !
Titulli i këngës është bërë i ditur nga regjisori Xhulian Shabani, i cili do të merret me regjinë e videoklipit të Luizit.
“Kthehem me një pikënisje më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!” – ka shkruar regjisori në një postim në Facebook.
Ndërsa, klipi është duke u përfunduar, mbeten edhe pak ditë që të dëgjoni këngën më të re të romantikut Luiz Ejlli, i cili pas këtij projekti do të vijë në një bashkëpunim tërësisht ndryshe me Ghetto Geasy-n dhe ne mezi po presim!