Prej kohësh, Dafina Zeqiri po përflitet për një lidhje me biznesmenin Kreshnik Gjergji, dhe jo më kot pasi ka qenë vet këngëtarja që ka shtuar zërat për këtë lidhje me postimet e saj.
Së fundmi, ajo ka postuar një foto me Kreshnikun, të dy të përqafuar si për të konfirmuar lidhjen e tyre.
Por, a është vërtet biznesmeni në një lidhje me Dafina Zeqirin? Me sa duket, e vërteta qenka ndryshe, pasi burimet tregojnë se në të vërtetë Dafina dhe Kreshniku, janë kushërinj e madje Kreshniku është në një lidhje me një tjetër vajzë.
Madje, këtë e ka treguar dhe vet Dafina përmes një postimi të postuar në Instastory, para disa kohësh.
Me sa duket, Dafina këtë vit ka vendosur të jetë në qendër të vëmendjes kudo, përveç anës profesionale, edhe me atë personale të jetës së saj.