Martyna Chodorowska, e cilësuar si Miss Polonia, ishte mbrëmë në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe kombëtares së saj.
Bukuroshja brune ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi, duke treguar se ndodhej në Tiranë për këtë sfidë.
“Zgjuar që në orën 5 të mëngjesit dhe ja ku jam në Tiranë. Nuk do të kthehemi mbrapsht pa 3 pikët”, shkruan tifozja e flaktë polake.
Më pas, Martyna ka postuar edhe foto nga stadiumi, duke treguar atmosferën që ishte krijuar aty.