Duket se në BBV kanë nisur çiftet e para dhe një ndër to është edhe Ilnisa-Meriton. Pas ‘Prime’ të së shtunës, dyshja janë shfaqur edhe më të afërt me njëri-tjetrin, e bashkë me këtë kanë nisur edhe xhelozitë.
Gjatë pasdites së djeshme, Meritoni ka kërcyer me Riken, ndërsa kjo nuk i ka pëlqyer aspak Ilnisës, e cila më pas ka kërkuar që Meritoni t’i qëndrojë larg.
Meritoni ka shkuar pranë Ilnisës për t’u sqaruar në mbrëmje, e teksa e pyet nëse ishte xheloze, Ilnisa është shprehur se është ndjerë e fyer prej atij kërcimi.
Madje jo vetëm kaq, por Ilnisa shprehet me fjalë ofenduese për Riken, teksa në një moment dëgjohet të thotë: “E ka kërcy gjysma e rruzullit…”
Ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjet, ku komentuesit shprehen se menjëherë duhet të merren masa për Ilnisën, e cila ka aluduar mbi moralin e një prej gocave të shtëpisë me fjalët kundrejt saj.