Ky sezon i “Big Brother”, duket se i ka ndarë tashmë në opinione dhe vipat jashtë shtepisë.
Një ndër to ishte dhe moderatorja Dajana Shabani, e cila nuk e fshehu aspak simpatinë ndaj Luiz Ejllit si personazh.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Dajana jo pak herë e permend Luizin për referencë për të analizuar lojën e banorëve të këtij viti.
Moderatorja u shpreh se kanë qarë dhe mama (rita lati) për audiencë dhe se shumë banorë po e imitojnë.
Gjithashtu, Dajana tregoi se i është bërë dy herë ftesa për të qenë pjesë e BBV, por e ka refuzuar për shkak se nuk qëndron dot larg vajzës së saj.