Kiara Tito ka pasur sot debutimin e saj në “Fun Club”, një rubrikë e krijuar për spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”, i cili është aktualisht programi më i komentuar televiziv.
Ky fillim programi, ka bërë bashkë Kiara Titon si moderatore dhe Zhaklin Lekatarin si opinioniste, një dyshe që menjëherë ka nxitur kuriozitetin e rrjetit pas gjithë debateve të ashpra që kanë pasur me njëra-tjetrën, mbi marrëdhënien e Kiarës me Luizin.
Ndër të tjerë, e ftuar sot në studio ka qenë edhe astrologia Meri Shehu, për të folur lidhur me kombiniment e shenjave të çifteve garues, dhe mundësitë që ka për të fituar secili çift bazuar te astrologjia.
Ndërkohë që Meri ishte duke folur për çiftet, Kiara e pyet se si është kombinimi Bricjap-Gaforre, referuar vetes dhe Luizit.
“Unë vet jam Bricjap. Partneri im, bashkëshorti im është Gaforre. Një Bricjap i ftohtë, i akullt në dukje dhe një Gaforre e ndjeshme. Si janë si kombinim” – ka thënë Kiara duke buzëqeshur ndërsa kamera herë pas here ka fokusuar Zhaklin Lekatarin, e cila vendosi të ruajë qëndrimin e saj dhe të mos reagojë, ndonëse fytyra e saj nuk ishte dhe aq e buzëqeshur.