Ditën e djeshme është shfaqur premiera e “Në kuadër të dashurisë” në qytetin e Shkodrës. Yjet e filmit u pritën me një event tepër të ‘ngrohtë’, ku edhe një herë kaluan në tapetin e kuq, teksa më pas i pritën intervistat.
Gjatë një interviste, protagonisti i filmit Luiz Ejlli, ka treguar se do të ketë një tjetër seri të “Në kuadër të dashurisë”. Madje me humor ai tregoi se kur ka pyetur Koloreto Cukalin, regjisorin e filmit, nëse do të ketë një film të dytë, ai i ka thënë që ka arritur te seria 5 tashmë.
“I thash Kolos (Koloreto Cukalit) a do bëjmë 2-shin edhe më tha a e ke seriozisht. Unë jam duke menduar 5-n. Kështu që, ishalla del shumë bukur. Besoj do ketë xhirime më shumë në Shkodër për dyshin se…nuk po ua them se ça akoma” – ka thënë Luizi duke konfirmuar kështu se seria e dytë e “Në kuadër të dashurisë” do të vijë shumë shpejt.