“E kuqja tërbon demin” thonë, por jo vetëm me sa duket. Shumë nga personazhet e showbiz kanë zgjedhur që këtë javë të kthejnë ngjyrën e kuqe në kryefjalë të veshjeve të tyre, por pse? Përgjigjja është shumë e thjeshtë!
Përveç rrezatimit që ofron ngjyra e kuqe që tërheq mjaft vëmendje dhe që njihet si ngjyra më pasionante dhe e pushtetshme, duket se zgjedhja e vajzave të ekranit për ngjyrën e kuqe është thjesht një përqafim trendi.
Sipas ekspertëve të modës, ndryshe nga gjithë vitet e tjera ku në vjeshtë mbizotërojnë ngjyrat e tokës, këtë sezon ngjyra mbizotëruese e vjeshtës do të jetë e kuqja. Të parat që e kanë bërë këtë trend të tyren, janë pikërisht vajzat e showbiz, që këtë javë kanë shkëlqyer veshur me të kuqe.
Kiara Tito – “DWTS Fan Club”
Olta Gixhari – “Spektakli DWTS”
Dojna Mema – “Piranjat”
Diola Dosti – E ftuar në ”Më lër të flas”
Sara Hoxha – Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Prishtinë.