Olta Gixhari njihet tashmë për natyrën e saj të “çmendur”, pak provokative e shumë spontane. E kush tjetër veçse një njeri me këto cilësi, do të vizitonte një vend të pashkelur më parë, e aq më tepër të zbulonte pamjet? Epo, Olta e bëri!
Sikurse aktorja ka treguar, ajo po shijon disa ditë pushime në jug të vendit me miq e duket se tashmë ka ardhur koha për pak aventurë, ku sigurisht është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Dori!
Së bashku me të, Olta ka zbuluar një vend i cili është shumë i vështirë për t’u shkelur e aq më tepër për të siguruar pamje të vendit. “KY ESHTE NJE NGA VENDET ME TE VEÇANTA NE JUG TE SHQIPERISE, ME SAKTESISHT MES DHERMIUT DHE GJIPESE – IMAZHET E TE CILIT NUK JANE DHENE ASNJEHERE DERI ME SOT. SIPAS VENDASVE, KY LABIRINTH SHKEMBINJSH MBI DET, KA SHERBYER NE MESJETE SI NJE VEND STREHIMI PER MARINARET QE I ZINTE SHTERNGATA. ME PAS MENDOHET SE ESHTE KTHYER NE MANASTIR PER MURGJIT QE KANE JETUAR PER SHUME VITE ME RADHE, NE FILLIM TE SHEKULLIT TE XVII. ZBRITJA PER KETU ESHTE TEPER E VESHTIRE, PER SHKAK SE SHTIGJET E DIKURSHME NUK EKZISTOJNE ME, DHE KJO SHPJEGON SE PERSE DERI ME SOT, KAMERAT APO CELULARET E TURISTEVE NUK KANE MBERRITUR ASNJEHERE! ” – ka shkruar Olta në postimin e saj në Instastory.
Më pas, ajo ka ndarë një video në Instagramin e saj, ku zhytet në ujë dhe shkon drejt bashkëshortit të saj. Një bravo për Olta eksploruesen! 😉