Ronela Hajati është padyshim një nga artistet më “cool” të muzikës shqiptare, që di se si të elektrizojë skenat ku shkel me performancat e saj. E njohur për natyrën e saj ekstroverte dhe tepër shprehëse, këngëtarja duket se di se si t’i mbajë gjallë festat për shumë ditë me radhë.
Më datë 2 shtator, Ronela feston ditëlindjen e saj, dhe festa duket se ka filluar kohë më parë dhe do të zgjasë ca si shumë ditë. Me një video ku Ronelën e lagin me shampanjë, ajo tregon që zyrtarisht ditëlindja e saj ka nisur.
Mirëpo, ajo çfarë rrjetit i ra në sy, ishte djali i cili e lagu këngëtaren me shampanjë. Pas këtij veprimi, ai i dha Ronelës edhe një puthje në qafë, që nuk dukej dhe aq shoqërore.
Pyetja lind, mos është djali bjond në video më shumë se sa një shok i Ronelës?! Këtë ende nuk e dimë me siguri, pasi vet këngëtarja jetën e saj private ka vendosur që gjithnjë t’a mbajë larg vëmendjes së publikut.