Ledri Vula është një nga personazhet më të përfolur të momentit në showbiz dhe as Dj Geek nuk ngelet pas.
Së fundmi dyshja duket se ka vendosur të “bashkojë fuqitë”. Ka qenë Dj Geek ai që ka postuar një foto me Ledrin në Instastory, ku ka vendosur një emoji kurore krah emrit të tij, ndërsa Ledri e ka ripostuar.
Pas këtij postimi, u shtuan dyshimet për një bashkëpunim mes tyre, i cili patjetër do të ketë mjaft interes për publikun.
Kujtojmë se Ledri dhe Dj Geek, kanë qenë në një lidhje me këngëtaren Dafina Zeqiri. Lidhja e Dafinës dhe Ledrit është rikthyer në vëmendjen e publikut gjatë verës, me debatin mes tyre ku u përfshi dhe Sara Hoxha dhe po në përfundim të sezonit veror, Dj Geek pas ndarjes nga Dafina shkëputi çdo marrëdhënie profesionale me të.