Liami u bë pjesë e BBV3 mbrëmjen e djeshme, por rrugëtimi i tij zgjati shumë pak, kjo për shkak se strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e 44-vjeçarit, teksa ai ndodhej në shtëpinë e BBV.
NJOFTIMI I PLOTË:
“Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka pervetësuar 17 bileta turistike per në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatese.