Pak ditë më parë, konkurenti i “Për’puthen”, Aureli, u pezullua nga programi. Shkak për këtë u bë një video ku dukej konkurenti në një nga club-et e Tiranës shumë i afërt me një vajzë të panjohur, gjë që bie në kundërshtim me rregulloren e programit.
Ndonëse Aureli sqaroi se vajza në fjalë ishte mikesha e tij, më saktë e dashura e shokut të tij, pamjet tregonin një afrimitet më të madh se sa shoqëror. Për këtë, Aureli e solli vajzën në fjalë në studio për ta konfirmuar ajo vet miqësinë me konkurentin dhe për të treguar të vërtetën.
Në studio, vajza tregoi se me Aurelin ka vetëm miqësi, dhe se është e dashura e shokut të tij. Mirëpo, kjo e ka “revoltuar” Gabrielën, konkurenten me të cilën Aureli po krijonte një histori e ishte një nga çiftet potencialë të preferuar të publikut.
“E dashura e shokut? Si të lë i dashuri të lëpihesh ashtu?” – i është drejtuar Gabriela me tone të ashpra vajzës, ndërsa më pas ka vazhduar ta pyesë për detajet.