Ilnisa Agolli ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Top Arena’, ku ka folur gjatë për projektet, planet e saj të ardhshme dhe marrëdhënien me partnerin e saj, Meriton Mjekiqin.
E ftuar gjithashtu ka qenë edhe opinionistja e BBV2, Zhaklin Lekatari.
Ilnisa ka postuar një Instastory me Zhaklinën ku i thotë: “Ti je gjithmonë ajo, e preferuara ime, në çdo kohë”
Mos vallë ishte ky një ‘thumb’ për Ori Nebijajn, opinionisten e këtij sezoni të BBV dhe Ilnisa tregoi hapur se Zhaklina është e preferuara e saj?
Kujtojmë se diçka të tillë e ka thënë edhe opinionisti i 3 sezoneve BBV. I ftuar javë më parë në “Cherry on Top”, ai tregoi se Zhaklin Lekatari ka qenë e preferuara e tij mes 3 opinionisteve të BBV (Balina Bodinaku-BBV1, Zhaklin Lekatari-BBV2, Ori Nebijaj-BBV3)