Albi Nako do të jetë opinionisti i përhershëm i “Dancing With The Stars: Fan Club”.
Ai ishte sot në karrigen e opinionistit, ku do flasë mbi programin e kërcimit dhe zhvillimet aty.
Gjatë puntatës së sotme, Nako pati një kritikë për gjykimet e Ilirit dhe Lorit.
“Në lidhje me jurinë, me gjithë respektin që kam për të katërt, se kam punuar me ta. Iliri dhe Lori duke qenë se janë shumë profesionalë, duket sikur profesionalizmin e tyre duan që t’a ngulisin në mendjen e publikut. E dashje pa dashje dalin nga konteksti i tyre. Nuk arrij që t’i kuptoj ‘bravo, ulu 4 dhe nuk ishe mirë, 10 pikë’”, tha koreografi i njohur.
Nga ana tjetër, Nako komentoi edhe përplasjen e bujshme mes Ilir Shaqirit me Eltionin dhe Ina Kollcakun.
“Aty është një gjë e mbartur, ndihet ajo gjë, por un do thoja që në një proçes gjyqësor të pulës nuk mund të jetë anëtar jurie dhelpra në këtë rast, kështu që dhelpra është Iliri dhe pula është Tokja. Kanë një gjë që mbartur“- u shpreh Albi.
Deklaratave të Albit, u ka reaguar pak më parë Ilir Shaqiri.
Ky i fundit ka krijuar një grup me ndjekësit e tij në Instagram ku ndan momente të veçanta nga përditshmëria e tij.
Megjithatë, këtë herë, grupin balerini e ka përdorur për t’i reaguar Albi Nakos.
Ai ndau një postim të një “fanpage” të tij ku shkruhej: