Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes u shndërrua në një ndër personazhet më të komentuar duke bërë për vete një publik të gjerë.
Njerëzit janë shumë kuriozë mbi jetën e saj personale dhe shpesh herë e bezdisin atë si në rastin e treguar nga vetë Efi me anë të një “InstaStory”.
Efi ka shpërthyer keq ndaj disa personave që nuk i njeh, të cilët ia kanë prishur terezinë duke e telefonuar atë që në orët e para të mëngjesit.
“Sot më doli gjumi nga numra të panjohur dhe më kanë prishur terezinë gjithë ditës! Unë nuk i kuptoj njerëzit si ju! Unë nuk kuptoj se çfarë kënaqësie keni të shqetësoni njerëz të cilët as ju njohin as duan t’ju njohin! Si mendoni të nxjerr numrat që më kanë telefonuar të shof a ndjeni ndonjë kënaqësi kur ju marrin njerëz që nuk njihni?! Njerëz të shpifur!”- ka shkruar ajo.