Që nga viti 1999, Kosova çdo vit shënon përvjetorin e Masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës. Këtë 15 janar shënohet 22 vjetori i ngjarjeve në fshatin Reçak, ku forcat serbe vranë e masakruan 45 civilë shqiptarë. Njëjtë ndodhë edhe në çdo mars përmes organizimit të “Epopesë së UÇK-së”, ngjarje ku për tri ditë me radhë kujtohet rënia e Adem Jasharit dhe familjes së tij.
Në librin e tij “Ushtria Çlirimtare e Kosovës: rrëfim prej brenda për një kryengritje”, Henry Perritt shkruan se: “vrasja e dhjetëra anëtarëve të familjes Jashari në mars të 1998 rrezikoi deri në palcë ekzistencën e UÇK-së, për shkak se në mesin e të vrarëve ishte edhe Komandanti dhe luftëtari më i dalluar i UÇK-së, Adem Jashari”. Megjithatë, edhe pse UÇK-ja humbi figurën më emblematike të saj, një pjesë e konsiderueshme e popullit të Kosovës fitoi guximin që të ndjekë rrugën e tij dhe t’i kundërvihet Serbisë me vendosmërinë për të luftuar.
Para masakrës së Jasharajve, UÇK-ja numëronte vetëm disa dhjetëra ushtarë dhe ishte shumë pak e organizuar. Pas masakrës, mijëra shqiptarë filluan t’i bashkoheshin UÇK-së. Në fund të vitit 1998 UÇK-ja numëronte rreth 6 mijë ushtarë, si dhe kishte formuar strukturat e veta të centralizuara komanduese.
Nga ajo ngjarje, Memoriali i Jasharajve është bërë hapësira më e rëndësishme e mbamendjes kolektive shqiptare. Në disiplinën e psikologjisë sociale, mjediset materiale shndërrohen në “hapësira ontike” (zgjatime territoriale të ndërgjegjes kolektiv) përmes projektimit të rrëfenjave identitare mbi mjediset materiale, apo përmes introjektimit të mjediseve materiale në rrëfenjat identitare. Në këtë dialektikë mes projektimit dhe introjektimit ankorohet raporti ekzistencial mes sentimenteve tona dhe hapësirave të caktuara materiale.
Dhe të gjithë këtë histori Luizi e përjetoi sapo ka shkelur në Prekaz ku me një instastory ka dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm.
“Nëse do të të duket vetaj i vogël duhet të vish këtu sepse këtu ka pasur burra me RR”
Video si më poshtë 👇🏻
Mbyll postimin Luizi duke na demostruar edhe një herë madhështinë dhe guximin që të jep ajo tokë.