Einxhel dhe Dagz janë padiskutim një nga çiftet e preferuara të showbiz, të cilët u njohën dhe u lidhën brenda shtëpisë së BBV, në edicionin e tij të parë, ndërsa sot vijojnë të jetojnë dashurinë e tyre me +1 anëtar në familje, djalin e tyre Trev.
Mirëpo si çdo çift, edhe Einxhel e Dagz kanë momentet e veta që mërziten me njëri-tjetrin dhe debatojnë – ose më mirë të themi Einxhel mërzitet me Dagz.
Përmes një Instastory, Dagz ka treguar se si sillet Einxhel kur mërzitet me të, ndërsa shihet Einxhel që është ulur në tavolinë tjetër në kafe, larg Dagz dhe as nuk pranon të hajë! :p
Por, duket se ashtu si mërzitet, po aq shpejt i kalon inati, pasi në storyn e radhës që është postuar nga Einxhel këtë herë, ajo ka shkuar në tavolinën e Dagz, teksa ky i fundit është komplet në botën e tij.
“Ky që s’e ka problem të rrijë pa mua” – shkruan Einxhel e me sa duket Dagz është mësuar me këto “inate kalimtare” e thjesht s’i bëjnë përshtypje. Einxhel, të kuptojmë motër! 🙁
Në vijim, video e momenteve të “mërzisë” së Einxhel dhe Dagz: