Teksa numërimi mbrapsht ka nisur për fillimin e spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars Albana”, kanë nisur pak nga pak të zbulohet çiftet pjesëmarrës.
Deri më tani janë bërë me dije dy çifte zyrtarë – deputeti Saimir Korreshi & Livia, si dhe Enxhi Nasufi & Silvester.
Pak më parë listës së çifteve zyrtarë, iu bashkua edhe modelja/prezantuesja Atalanta Kërcyku & Luixhino (fituesi i edicionit të shkuar bashkë me Sara Hoxhën), si dhe vlogerja/influencerja Sara Karaj & Erindi.
Dy çiftet e fundit e kanë zyrtarizuar pjesëmarrjen e tyre në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, teksa u shprehën shumë entuziastë për këtë show, që sipas tyre do ketë shumë surpriza dhe premton shumë.
Tashmë mbeten për t’u zbuluar edhe 8 çiftet e tjera! 🙂