Aleksandër Gjoka është artisti i njohur shqiptar i cili vite më parë ka pasur kulmin e tij të suksesit. Tashmë ai performon “live” në lokale të ndryshme, duke u ofruar qytetarëve mundësinë ta dëgjojnë teksa këndon. Por, çfarë mendimi ka ai për artistët që performojnë me “playback”?
Këtë përgjigje na e ka dhënë vetë ai, duke qenë i drejtëpërdrejtë e pa filtra. Aleksandri ka ndarë në llogarinë e tij të “Instagramit” një video ku shfaqet Dafina Zeqiri, duke kënduar me “playback”.
Ai ironizon e shton se performanca e saj është turp, për dikë që e quan veten “VIP”.
”Hajde live hajde. Pu, pu, pu çfarë turpi. Hajde VIP ”-shkruan ai teksa ka bashkangjitur momentin kur këndon Dafina.
Ndërkohë, ende nuk ka asnjë reagim nga ana e këngëtares.