Një tjetër emër i njohur përflitet se do bëhet pjesë e “Dancing with the Stars”.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekran, larg kostumit të politikanit.
Korreshi i ka thënë “Po” ofertës së “Top Channel” për t’u bërë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”, sipas burimeve.
Emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.
Kujtojmë se vitin e kaluar fituese e spekaklit të kërcimit u shpall Sara Hoxha dhe balerini Luixhino.