Monika Lubonja ishte e ftuar në sezonin e ri të “S’e Luan Topi”, ku ka folur ndër të tjera për pushimet e saj verore. Dhe me sa duket, sezoni i ri nisi me këmbë të mbarë dhe të vërteta “shqeto”.
Kështu, aktorja tregoi se zgjodhi bregdetin shqiptar për pushime por sigurisht nuk i ka shpëtuar pyetjes së Erjona Rusit. “Sa shpenzojnë personazhet e njohur për pushime, apo falas?”
Kësaj pyetjeje, Monika i është përgjigjur direkt duke thënë: “Hamë një drekë të mirë. Nuk hamë darkën. Gjoja qe do mbajme peris. A kemi ardhur për të thënë troç? E kemi derdhur lekun te dreka, mëngjesi është nga hoteli dhe kalon një vakt. Shume qartë!”
Epo, pak a shumë të njëjtat halle si të gjithë! 😉