Duket se dinamikat nuk kanë fund në BBVK e situatat mes banorëve sa vijnë e ndërlidhen më shumë…
Gjatë ditës së sotme, Edi i ka shprehur pëlqim Xhenetës, teksa thotë: “Unë ta kam thënë, po ti ndoshta nuk më beson. Ti je femër e bukur, e mirë. Bukuria nuk ka fund, por je në preferencat e mia, më pëlqen.”
Nga ana tjetër Xheneta e falenderon për fjalët ndërsa thekson se nuk e beson, e megjithatë nuk do që kjo bisedë të vazhdohet më gjatë e Gjesti të qajë.
Gjatë kësaj kohe, Gjesti ka qenë pas dere duke i dëgjuar ndërsa më pas është afruar edhe Anisa.