Edona Berisha, gruaja e futbollistit Mërgim Berisha ka mbërritur në Prishtinë, pas një periudhe të gjatë larg vendlindjes. Ka qenë vetë Berisha e cila përmes një postimi nga aeroporti i Prishtinës, ka njoftuar rikthimin e saj në vendin ku ka lindur.
Menjëherë në rrjetet sociale kanë nisur spekulimet nëse ajo do të hyjë në Big Brother për të sqaruar marrëdhënien e saj me ish-shoqen, banoren e Big Brother, Vesa Vllasaliu.
Pak ditë më parë, Vesa Vllasaliu ka bërë bujë në media lidhur me deklaratat nga jeta e saj personale dhe historia e dashurisë me futbollistin. Ajo ka akuzuar Edonën se i kishte marrë të fejuarin pak ditë para dasmës së tyre.
A do të ketë në “Prime” një përballje mes Edonës dhe Vesës?! Mbetet t’a zbulojmë sot!