Edona James vijon të mbetet një personazh mjaft i komentuar në rrjet. Ajo arriti të fitojë zemrat e publikut me batuat e saj gjatë kohës që ishte pjesëmarrëse në BBVK2, nga ku arriti deri në finale.
Ndonëse nuk e fitoi BBV, Edona arriti të bëhej personazhi më viral i edicionit të dytë të reality show-t.
Së fundmi, Edona ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj, duke iu larguar ngjyrës bjonde të flokëve, për të shkuar drejt të “kuqes së flaktë”, një ndryshim jo i vogël, ndërsa finalistja e BBVK2 duket mjaft në formë.