Efi Dhedhes ka qenë së fundmi e ftuar në premierën e “5 herë jo”, ku nuk i ka “shpëtuar” një interviste nga gazetari Ronaldo Sharka.
Ndër të tjera, Ronaldo e ka pyetur Efin për çiftin Luiz-Kiara, dhe nëse do i urojë për pritjen e ëmbël, ndërsa Efi është përgjigjur duke thënë se ka uruar vetëm Kiarën, jo Luizin.
“Kiarën kam uruar, jo Luizin se s’është ai shtatzënë. Kontributi i tij ka qenë i vogël” – ka qenë përgjigjja e Efit.
Sa i përket filmit “5 herë jo” , Efi tha se me zor priste ta shihte filmin, pasi Bora dhe Donaldi janë dy aktorë të mrekullueshëm.