Efi Dhedhes prej disa kohësh është larguar disi nga mediat dhe rrjetet sociale dhe kjo, jo pa qëllim. Në intervistën e saj të fundit të saj televizive në “Shqipëria Live”, Efi tregoi se po merret me hapjen e biznesit të saj, që sigurisht ka të bëjë me tatuazhet, por jo vetëm.
Ish banorja e BBV, do të hapë një studio tatuazhesh klasike, por gjithashtu do të ofrojë dhe make-up permanent – që do të thotë make-up për fytyrën i gdhendur, një zgjidhje e re për shumë vajza.
E duket se dita-ditës, Efi po zhvillon idenë e saj, pasi tashmë ajo i ka gjetur ambientet e studios së saj të re, dhe po punon që t’a kthejë në “studion e ëndrrave”, për të cilën aq shumë ka folur dhe e ka dashur.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa “copëza” të ambientit, i cili është ende në punim e sipër. “Gjëra të reja, gjëra të bukura” – shkruan Efi në Instastoryn e saj.