Efi Dhedhes ka qenë e ftuar në “Big Brother Radio” dhe ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm për mënyrën se si e shikon edicionin e tretë që sapo ka nisur, por edhe ka rikujtuar se si ka qenë jetesa brenda shtëpisë për të.
Si është për banorët e vjetër të shohin se edicionet vijojnë dhe fytyra të reja bëhen pjesë e këtij formati?
“Ishte shumë bukur. Më pëlqyen të gjithë banorët që kanë hyrë këtë vit. Më pëlqyen të gjithë për çështjen e karakterit dhe mënyres se si do të lidhen të gjithë me njëri-tjetrin dhe e di që do të dalë diçka shumë e bukur.
Pavarësisht se është parë tani dhe kanë filluar debatet shumë herët dhe e di që kështu do vazhdojë e uroj të mos fiken. Po shoh një rrëmujë totale. Ajo gjë që unë vë re është se shoh shumë antagonist për momentin, por protagonistin nuk e kam getur akoma.”
Si funksionojnë strategjitë brenda lojës, sipas Efit? A duhet të jesh si fillim një person i heshtur e më pas te shfaqesh dominant në lojë apo e kundërta?
“Kjo është diçka që secili ka mënyrën e vet dhe nuk do të thotë që është e prerë që nëse ti bën këtë strategji do dalesh i fituar, apo nëse bën të kundërtën do te dalësh më i fituar.
Unë mendoj që ‘blerja’ si fillim është mënyra më e mirë. Të blesh. Unë kam qenë e heshtur dhe me sa mbaj mend kam duruar.Kam dashur t’i njoh personazhet një e nga një dhe pastaj të reagoj. Nuk më pëlqen të reagoj.
Këtu mund të përmendim rastin kur Luizi u shpreh rreth sëmundjes së tij në BBV dhe Efi zgjodhi të presë e të mos japë direkt një opinion rreth situatës. Jam njeri shumë empatik dhe i jap mundësinë njerëzve qe t’i njoh përpara se të veproj.
Është e thjeshtë t’i prishësh raportet, por t’i krijosh është e vështirë, pavaresisht se unë doja që të mos krijoja fare marrëdhënie shoqërore.Pavarësisht se ndodhi.”