Efi Dhedhes ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të kohëve të fundit, që pas eksperiencës së saj në BBV si dhe një ndër ish-banorët që i ka përjetuar më së shumti situatat e krijuara gjatë lojës dhe pas saj.
Së fundmi Efi është përfshirë sërish në zhurmën mediatike prej komentit të Luiz Ejllit, lidhur me mbajtjen e saj në listën e miqve të tij në Instagram. Ai tha se do i vinte radha dhe diplomacisë (Efit), duke nënkuptuar që do e hiqte nga lista e personave që ndjek.
Këtij komenti Efi iu përgjigj me një postim ku tha se “kapitulli BBV” është tashmë i mbyllur për të dhe u shpreh se i “ishte hapur barku me këto biseda dhe se kishte gjëra më të rëndësishme për t’u marrë” , duke e përmbyllur deklaratën edhe me heqjen e Luizit nga Instagrami e saj, para se t’a bënte vet ai, për t’i vendosur pikat mbi “i” kësaj çështjeje.
E mesa duket tashmë çdo gjë po shkon shumë mirë për Efin tani, pasi ish-banorja është shfaqur sot në Instagramin e saj mjaft në formë dhe e qeshur, gjë të cilën e ka pranuar dhe vet me postimet në Instastory, në fillim me një foto nga ashensori ku shkruan “Duke i thirr mendjes që më kishte ik këto kohë…” , e më pas me një video nga parkimi i cilësuar si “vendi i deklaratave të Efit”. Ja çfarë ka thënë ajo: