Loja “e vërtetë apo sfidë” ka sjellë mjaft situata të qeshura (si rrallëherë) në BBV, por nuk kanë munguar as pyetjet ‘pikante’ dhe tendencioze.
E tillë ishte edhe pyetje e Ilnisës për Eglën, e cila duket se i ka treguar banores për një raport që ka jashtë, sipas asaj që Ilnisa shprehu.
Jo vetëm kaq, por Ilnisa e çoi edhe më tej pyetjen duke aluduar për një raport të mundshëm të Eglës me një burrë të martuar.
“A je në një lidhje me një burrë të martuar?” – ishte pyetja e Ilnisës për Eglën, ku mori një ‘jo’ kategorike si përgjigje.