Një nga situatat aspak të këndshme të trajtuara mbrëmë në ‘Prime’ ishte ajo mes Eglës dhe Rozës, ku kjo e fundit e pyeti ‘a ke fëmijë’ në mënyrë tendencioze.
Gjatë spektaklit, Egla tregoi se sa keq e kishte përjetuar këtë pyetje, pasi ajo nuk ka fëmijë e madje u shpreh se pyetja e banores nuk kishte asgjë ndryshe nga përdh*nimi.
Lidhur me çfarë u diskutua në spektakël, ish-banorja e BBV3 Arta Kabashi, e cila ishte e pranishme ka postuar një Instastory ku shkruan: “Ti je me plotkuptimin e fjalës GRUA” – shoqëruar me një emoji kurore, duke treguar mbështetjen e saj për banoren.