Egli Tako sot feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte urimi i motrës së saj, që ishte dhe më i veçanti ndër urimet dedikuar blogeres.
Në foton e postuar nga Egli, motra e saj mbi të gjitha shkruan : “Ti e di se jam këtu për ty, duke duartrokitur në ditë të bukura pas çdo arritje, e prap këtu edhe në ditë të vështira, përdore me ty qoftë edhe kundra gjithë botës. Gëzuar 26 vjetorin bebja ime”.
Më posht është urimi i plotë i motrës së Eglit.
Kujtojmë se Egli prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, me ndarjen e saj të bujshme nga aktori Olsi Bylyku, e pas gjithçkaje me sa duket ky 26 vjetor e gjeti Eglin të qetë dhe larg zhurmës mediatike.