Einxhel Shkira u bë nënë për herë të parë në fundin e vitit të shkuar, teksa ajo dhe Dj Dagz tashmë janë prindër krenarë të një djali për të cilin zgjodhën emrin Trev e që sigurisht është shëndrruar në “kryefjalën” e jetës së tyre dhe të rrjeteve të tyre sociale.

Megjithatë, pavarësisht zhvillimeve të fundit në jetën e saj, Einxhel vazhdon të ruajë të njejtin stil në veshje, stil që e karakterizon në fakt dhe po ashtu, të njejtën “sjellje” në rrjtetet sociale, ku shpesh ngre zërin për tema të caktuara, por edhe diskuton për opinione ngjarje të caktuara me ndjekësit. Nisur nga këto që sapo thamë dhe nga fakti që në seksionin e komenteve të saj, cdo herë ka njerëz që i kanë gati kritikat dhe mos pëlqimet, moderatorja ka ngritur një pyetje së fundmi që i përket të gjithë nënave, sidomos nënave të reja, por edhe vajzave në përgjithësi.

Kështu, bashkangjitur me një foto ku Einxhel shfaqet tërësisht në stilin e saj, në pozë dhe në veshje, ajo thotë: “Dikush mtha vishu si tka hije se je gru me fmi.”- teksa ngre pyetjen: “Ca do me then kjo?! Dini gje ju si eshte kjo veshja qe i ka hije nje gruje me fmi?!?!”
