Së fundmi në median online qarkulloi lajmi i shtatzënisë së dytë të Einxhel Shkirës, bazuar në burime pranë prezantueses. Lajmi vjen pa u mbushur viti i plotë nga ardhja në jetë e Trev.
Teksa e vërteta mbetet ende pak e paqartë, Einxhel ka vendosur të “ironizojë” me raportimet në një bisedë me replika me mikun e saj të ngushtë, gazetarin Flor Gjini, teksa i thotë “s’besoj se ke mbetur edhe ti shtatzënë këto dy javë?!”
Në fakt, një qëndrim pak a shumë të ngjashëm Einxhel e pati mbajtur kundrejt raportimeve të mediave edhe vitin e kaluar kur të gjithë verën, portalet raportonin mbi shtatzëninë, zhvillim që ajo e konfirmoi tek muaj më vonë. Kështu që, na mbetet të presim dhe pak tani për të parë çfarë do na zbulojë Einxhel! 🙂