Një nga dy hyrjet e reja mbrëmjen e sotme në BBV, ka qenë ajo e këngëtarit Endrik Beba. Më herët në “Fan Club”, këngëtari rrëfeu se ka qenë në një lidhje me Sara Gjordenin, ndërsa e tregoi si një histori jo fort të rëndësishme që ka filluar e mbaruar brenda vitit 2015.
Hyrja e Endrikut shkaktoi reagim mjaft të fortë te banorët, pasi në klipin prezantues ai u shpreh se ka pasur një lidhje me një banore, pa përmendur emrin, ndërsa nuk kaloi pa u vënë re as reagimi i Sarës.
Gjatë publicitetit, Sara e emocionuar dhe në siklet i ka treguar Meritonit se me këngëtarin ka qenë e fejuar, ndërsa pas përfundimit të spektaklit iu ka treguar disa banorëve se familja e saj është shumë e lënduar nga çfarë ka bërë Endriku.
Se si ka qenë historia e dyshes, mbetet ta shohim në vijim….