Si të mos mjaftonin gjithë hitet e saj të njëpasnjëshme këtë verë, të cilët i dhanë Dafina Zeqirit “kurorën” e artistes më të ndjekur të sezonit, ajo mori gjithë vëmendjen e rrjetit edhe me debatin virtual me Sara Hoxhën dhe Ledri Vulën, duke i hequr nga Instagrami, që çoi më pas në një debat të drejtpërdrejtë me Sarën, ku nuk munguan kunjat dhe ironitë me njëra-tjetrën.
Mirëpo, Dafina Zeqiri nuk e la me kaq. Ajo hoqi gjithashtu nga Youtube këngët me ish-partnerin e saj, Dj Geek, ndër to dhe bashkëpunimin e tij me Beatrix Ramosaj, duke i hequr më pas edhe nga lista e ndjekësve në Instagram.
Nga ana tjetër, me mbylljen e sezonit veror, Geek lajmëroi se nuk do të jetë me pjesë e ekipit të Dafinës dhe se të gjitha këngët e tij, do të rishfaqen në kanalin e tij zyrtar në ‘YouTube’ për pak kohë.
Pas gjithë këtyre ngjarjeve, Dafina ka reaguar me anë të një postimi në aplikacionin “Threads”, i cili mendohet të jetë një dedikim për ish-partnerin e saj dhe tërheqjen e tij nga ekipi i Dafinës. Më pas, këngëtarja është penduar për postimin dhe e ka fshirë, së bashku me deklaratën tjetër që u bë virale ku shkruante sa i përket Sarës dhe Ledrit.
XL Social Media bën me dije se postimi i fshirë i Dafinës, dedikuar Dj Geek, ishte ky:
“Gjithë sytë te unë…unë e kaloj (ndarjen)? Unë jam një k**rvë. Ai e kalon para meje? Ai është djalë i mirë. Është e mrekullueshme se çfarë fuqie kemi ne gratë. Hidhni gurë, jam e shkëlqyer për t’i kapur” – ka shkruar Dafina në postimin e saj (tashmë të fshirë)
Pra, sa i përket Geek, Dafina tregon se ka qenë ai i cili e ka hedhur pas krahëve i pari lidhjen me të, e megjithatë sërish po gjykohet ajo lidhur me Dj Geek dhe tërheqjen e tij nga “Moneyz Music”.