Gjithë vëmendjen për sot e ka marrë sërish çifti Luiz-Kiara, me eventin e tyre tepër të rëndësishëm familjar. Prindërit e Kiarës festuan 30-vjetorin e martesës, në një festë me plot miq e të ftuar.
Sapo festa dhe vallja filloi, gjejeni pak kush e nisi? Sigurisht që dhëndri i shtëpisë! Luiz Ejlli nxorri në valle çiftin që festonte, e më pas u bashkua edhe Kiara Tito, gjyshja e Kiarës ose siç e njohim , nëna Leta, dhe pjesa tjetër e familjes.
XL Social Media ka siguruar pamjet ekskluzive të eventit të familjes Tito dhe ja ku kemi videon e valles së parë të festës.
Gjithashtu, e ftuar ka qenë edhe nëna e Luizit, me të cilën ai ka ndarë një foto në Instagram.