Pasi të gjithë mësuam partnerin e ri të Loredanës, futbollistin 21 vjeçar ku dhe vetë Loredana e konfrimoi lidhjen e saj duke postuar foto me romancë të lartë krah Karim Adeyemi, por ajo që ra në sy ditën e djeshme ishte dhe një postim i saj i cili shumë fansa i konfuzoi jo pak. Gjithsesi storyt e Loredanës kanë qenë në qendër të vëmendjes ku dhe Mozzik si rrallë herë është treguar më i qetë duke përshëndetur fansat e tij.
Duket se raportet e tyre janë ndarë tashmë sepse Mozzik dhe pak ditë më parë i shpërndau këngën e Loredanës me mbishkrimin “Nëna e Hanës” për të qartësuar publikun mbi raportin e tyre, jo shumë gjatë durimi i Loredanës ka zgjatur duke bër dhe një dedikim në storyn e saj në Instagram ku dhe më pas e fshiu postimin ku shkruante :
“Ndonjëherë, ndërsa jemi duke u përmirësuar dhe duke ecur përpara në jetë, ne gjithashtu ndihemi të trishtuar. Kuptojmë se sa shumë kemi humbur. Na vjen keq për disa vendime. Pyesim veten se sa më larg mund të ishim. Kam mësuar diçka. Zoti është sovran. Jo e kaluara jonë. Jo ish-at tanë. Jo gabimet tona. Dhe Zoti mund të krijojë një të ardhme kaq të bukur sa të shërojë dhimbjet e së shkuarës”