Aludimet për një shtatzëni të mundshme të Kiara Titos, kanë nisur prej kohësh. Edhe pse çifti e mohoi këtë gjë në një komunikim “live” me ndjekësit, duket se zërat u (ri)ngritën sërish.
Në festën e 30-vjetorit të martesës së prindërve të saj, moderatorja zgjodhi të veshë një fustan të verdhë, të stiluar nga Valdrin Sahiti. Mirëpo, në videot që “XL Social Media” publikoi, ndjekësit ngritën sërish dyshimet se Kiara mund të jetë në një pritje të ëmbël, kjo prej barkut të saj që duket paksa i rrumbullakosur.
Me sa duket, këto lajme që qarkullojnë e kanë bërë më të kujdesshëm çiftin Luiz-Kiara, të cilët para festës kanë bërë dhe disa foto së bashku.
Në një video që XL Social Media ka siguruar, të pranishëm i kërkojnë Luizit t’i mbajë Kiarës dorën te barku, por menjëherë çifti ka reguar duke mos pranuar, që mos të vazhdojnë të shtohen lajmet për pritjen e ëmbël.
Epo jo, Kiara nuk është shtatzënë, thjesht ka shtuar disa kilogramë. Mesa duket moderatorja, meqë nuk ia doli të dobësojë Luizin, vendosi të shëndoshet pak vet. Megjithatë, çifti duket më bukur se kurrë! 🙂