Burime ekskluzive për “Xl Social Media”, kanë bërë me dije se mes gazetarit Ronaldo Sharka, i cili së fundmi i është bashkuar stafit të “Për’puthen” dhe Olsa Muhametit, autoren e të njëjtit emision, ka pasur sot një përplasje tepër të ashpër.
Ende nuk dihen arsyet e këtij “sherri” mes tyre, por dyshime ngrihen se ka ndodhur për shkak të emisionit “Për’puthen”, i cili ka vetëm një muaj që ka nisur transmetimin, ndërsa situatat e krijuara deri më tani kanë qenë tepër të forta dhe kanë prekur mjaft problematika të ditëve sot e kryesisht të të rinjve e punëve të tyre me ‘zemrën’.
Madje, jo vetëm kaq por ata as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, pas këtij debati.
Mbetet të presim të marrim vesh më shumë mbi këtë situatë dhe se si do të ndikojë kjo në emision.