“Dancing with the stars Albania” pritet të fillojë brenda pak ditësh me një kast të përzgjedhur me shumë kujdes.
Ndërsa, kemi zbuluar hap pas hapi së bashku se cilët do të jenë konkurentët e sfidës së kërcimit, mungon edhe një konkurent për të plotësuar 14-shen përfundimtare.
“XL Social Media ” iu bën me dije se konkurenti i fundit që do të bëhet pjesë e spaktaklit të kërcimit për këtë sezon, është gazetari Ronaldo Sharka.
Me konfirmimin e Ronaldos si konkurent, plotësohet kështu lista përfundimtare e konkurentëve pjesëmarrës, që do të shoqërohen nga balerinët profesionistë, të cilët kanë formuar çiftet si më poshtë:
Saimir Korreshi & Livia
Enxhi Nasufi & Silvester
Atalanta Kërcyku & Luixhino
Sara Karaj & Erindi
Armaldo Kllogjeri & Marjana
Arnita Beqiraj & Eni
Juliana Nura & Dioni
Fifi & Graciano
Eni Shehu & Odeta
Ina Kollçaku & Eltioni
Roerd Toçe & Ensa
Sardi Strugaj & Erisa
Elvis Pupa & Jora
Ronaldo Sharka & Frenki
14 çiftet që do të sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin për kupën e madhe, do të gjykohen nga juria profesioniste e përbërë nga: Ilir Shaqiri, Olta Gixhari, Lori Bala, Valbona Selimllari. Spektakli do të moderohet nga Bora Zemani, ndërsa në Gold Room do të qëndrojë Eno Popi. Gjithashtu do të ketë edhe një përmbledhje ditore në formë forumi çdo pasdite që do të moderohet nga Kiara Tito, ndërsa spektakli do të nisë sfidën më të madhe të kërcimit më datë 6 Tetor, në ekranin e “Top-Channel”.
Gati për të kërcyer me yjet! 😉