“Big Brother VIP” u bë shkak që Elvis Pupa të rikthehet sërish pranë publikut.
Edhe pse aktiv në mediat sociale, aktori kishte vite që mungonte me projekte të reja, nisur edhe nga zhvendosja e tij në Australi.
Tani ai është rikthyer: në muzikë me këngë të reja, në spektakle të ndryshme si DWTS dhe së fundmi në aktrim.
Elvis Pupa ka lajmëruar në mediat sociale se do sjellë disa episode komike me skeçe të ndryshme pjesë e të cilave do jenë personazhe të ndryshme publike, që do publikohen në platformat e tij digjitale. E ftuara e parë do jetë Roza Lati.
Visi ka moderuar vite më parë emisionin “M’fal për shprehjen” në Digitalb, ku realizonte intervista të ndryshme me të ftuar si dhe skeçe që numërojnë miliona klikime.