Mes gjithë anagzhimeve të shumta, dita e sotme nuk ka qenë më e mira për Luiz Ejllin, dhe kush jeton larg familjes e kupton më së miri për çfarë ndjesish e kemi fjalën.
Nëna e Luizit, zonja Angjelina, është nisur sot për në Amerikë dhe sigurisht është përcjellë nga i biri, Luiz Ejlli.
Me një video mjaft emocionale, teksa Luizi shfaqet disi i përlotur, nëna e tij “luan” me të si për t’i treguar që duhet të jetë i fortë, ndërsa më pas e përqafon dhe e puth.
Videon, Luizi e ka postuar në Instastoryn e tij, ndërsa shkruan: “Mirupafshim mami” dhe në sfond e ka shoqëruar me një nga baladat ikonike të Ćeline Dion. Video është bërë menjëherë virale dhe sytë e rrjetit janë te Luizi, që duket mjaft i prekur nga largimi i së ëmës.