Enca Haxhia, javëve të fundit ka qenë shumë e përfolur në mediat rozë lidhur me jetën e saj private.
Kjo pasi ajo ka konfirmuar lidhjen e saj më të re me masazherin afrikan, Mickey Neblett.
Sigurisht që përveç urimeve që kanë marrë si çift, për dyshen nuk kanë munguar edhe kritikat e shumta nga komentuesit.
Enca së fundmi iu është përgjigjur kritikuesve të lidhjes së saj të re, me një postim të shkurtër të publikuar në InstaStory.
“Më mirë me një dhunues, sesa me një të huaj apo? Në djall mentaliteti” – ka shkruar këngëtarja, duke u shprehur kështu e revoltuar nga komentet negative që kanë marrë
Pas pyetjes së Encës, ndjekësit kanë “vërshuar” në mesazhe për të – mesazhe që këngëtarja nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje një për një e gjithashtu ti postojë në Instastory, si për të përforcuar edhe më shumë pyetjen e saj më sipër.
E njëjta, pak javë më parë ka reaguar edhe për paragjykimet që i janë bërë për të dashurin, për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.
“Pse i bardhë, pse i zi, pse i huaj, pse malok, pse plak, pse i ri, pse të pasur, pse të varfër; Më pak urrejtje, më shumë dashuri. Ju premtoj se jeta është shumë e bukur kur jeton për veten”, shkruante ndër të tjera Enca.