Enca Haxhia ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto ditë, pas arrestimit të saj për mbjellje e kultivim kanabisi në shtëpi.
Operacioni i quajtur “Balcony”, u finalizua nga Policia e Tiranës, duke gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e saj në periferi të Tiranës, saktësisht në Lundër. Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të u arrestua dhe i dashuri i saj.
Ndërkohë, para disa ditësh Gjykata e Tiranës e ka liruar nga paraburgimi, duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.
Tani ajo ka bërë reagimin e parë në mediat sociale. Pas ditësh heshtje, Enca është rikthyer në Instagram ku thjesht ka postuar në InstaStory emojin e një zemre. Ajo nuk ka reaguar ende lidhur me ngjarjen teksa mbetet për t’u parë nëse do e bëjë në të ardhmen.