Jori Delli dhe Fred de Palma duket se janë më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit, madje Jori në një intervistë ka folur për një martesë të afërt me Fredin.
Mirëpo, duket se këngëtari italian nuk ka “vjedhur” vetëm zemrën e Jorit, por dhe të së ëmës së saj.
Së fundmi, modelja ka ndarë një foto teksa shihet Fred duke gatuar me vjehrrën e tij e më pas të ulur së bashku në sallon, ku duket se shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin, duke gatuar receta tradicionale shqiptare në mesnatë.